Lajme
Inflacioni në SHBA më i larti që nga viti 1981
Inflacioni vjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në 8.6 për qind në maj, më i larti që nga dhjetori 1981.
Siç tregojnë të dhënat zyrtare, shifra ishte mbi parashikimet e tregut prej 8.3 për qind.
“Rritja ishte me bazë të gjerë, ku indeksi i strehimit, derivateve dhe ushqimit ishin kontribuuesit më të mëdhenj”, njoftoi Zyra amerikane e Statistikave të Punës.
Çmimet e energjisë u rritën me 34.6 për qind në bazë vjetore, rritja më e lartë që nga shtatori i vitit 2005, kurse kostot e ushqimit u rritën me 10.1 për qind, rritja e parë prej 10 për qind ose më shumë që nga marsi i vitit 1981.
Javën e kaluar, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen pranoi se vitin e kaluar ishte gabuar për “rrugën që do të merrte inflacioni”.
Disa zyrtarë të Rezervës Federale thanë se inflacioni në vend është i krahasueshëm me nivelet e parë në 1974 dhe 1983.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon përjashtim nga masat mbrojtëse të BE-së për çelikun Përfaqësuesit e Zvicrës dhe Komisioni Evropian zhvilluan të enjten një takim të jashtëzakonshëm të përqendruar në... -
Tragjedia në Crans-Montana: edhe dy punonjës komunalë nën hetim -
Armët zvicerane janë të përdorura nga ICE në SHBA -
Ujqër në Grisons, 12 tufa të konfirmuara -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani?











