Kosova
Inflacioni vazhdon rritjen në Kosovë, çmimi i kafes rritet mbi 18%
Kosovarët po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të jetesës, teksa inflacioni po shënon rritje të pandërprerë nga muaji në muaj.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin qershor 2025 është rritur për 4.3 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Vetëm brenda muajit, krahasuar me majin 2025, indeksi ka pësuar një ngritje prej 0.7 për qind duke reflektuar përshpejtim të inflacionit. Për krahasim, inflacioni në maj ishte 3.6 për qind, në prill 3.0 për qind, ndërsa në janar vetëm 1.5 për qind, transmeton albinfo.ch.
Produktet dhe shërbimet me rritjen më të madhe të çmimeve:
-
Kafeja dhe çaji: +18.2 për qind
-
Energjia elektrike: +17.8 për qind
-
Frutat: +14.8 për qind
-
Pushimet e organizuara: +13.3 për qind
-
Mishi: +12.8 për qind
-
Shërbimet për automjetet personale: +10.4 për qind
-
Vajrat dhe yndyrnat: +9.7 për qind
-
Shërbimet hotelierike: +7.7 për qind
-
Perimet: +7.2 për qind
-
Shërbimet ambulatore (mjekësore): +7.1 për qind
Këto rritje tregojnë qartë se inflacioni po ndikon drejtpërdrejt në artikujt dhe shërbimet bazike të konsumit të përditshëm, duke e rënduar situatën ekonomike për shumë familje në vend.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare... -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg












