Lajme
Informacion mbi rregullat për hyrje-dalje në territorin e Zvicrës
Informohen të gjithë të interesuarit se hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin zviceran, me përjashtim të rasteve të veçanta, nuk është e lejuar, transmeton albinfo.ch.
Rastet përjashtimore renditen në Urdhëresën Nr.323.7-5040/3, pika 1.5, datë 3 gusht 2020, të Sekretariatit të Shtetit për Migracion të Konfederatës së Zvicrës (SEM). Për detaje të mëtejshme mund të konsultoni ueb-faqen zyrtare të SEM, https://www.sem.admin.ch/sem/en/home.html
Gjithashtu, ju informojmë se që nga 29 tetori 2020, për të gjithë shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo dhe në vende të tjera të hapësirës Shengen, si dhe shtetas zviceranë e të huaj, nuk do të ketë detyrim karantinimi, pasi me vendimin e Qeverisë Federale të Zvicrës së datës 28 tetor 2020, zyrtarisht, Republika e Shqipërisë nuk është më vend me rrezikshmëri të lartë infektimi, krahasuar me incidencën e infektimit të aplikuar nga autoritetet kompetente zvicerane.
Sqarojmë se autoritetet zvicerane kanë përpiluar një listë me shtetet me rrezikshmëri të lartë infektimi, listë e cila përditësohet periodikisht, informacioni sipas përditësimit të fundit mund të konsultohet në ueb-faqen e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe










