Lajme
Iniciativa kundër imigracionit mund të miratohet nga votuesit zviceranë
Sondazhi i fundit tregon se 52 për qind e votuesve mbështesin iniciativën “Jo për 10 milionë”, ndërsa kundërshtarët paralajmërojnë pasoja për marrëdhëniet me BE-në dhe tregun e punës.
Një iniciativë e re kundër imigracionit në Zvicër pritet të marrë mbështetjen e shumicës së votuesve në referendumin që do të mbahet më 14 qershor. Sipas një sondazhi të fundit, iniciativa e krahut të djathtë e njohur si “Jo për 10 milionë” mund të miratohet nga shumica e qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Sondazhi është realizuar nga grupi mediatik Tamedia më 22 dhe 23 prill, ku janë përfshirë rreth 16 mijë votues. Rezultatet tregojnë se 52 për qind e të anketuarve janë të prirur ta mbështesin këtë iniciativë në votim.
Ndër arsyet kryesore të përmendura nga mbështetësit janë shqetësimet që lidhen me rritjen e imigracionit, përfshirë çështjet e sigurisë, rritjen e kriminalitetit, si dhe presionin që, sipas tyre, po i bëhet tregut të banesave dhe infrastrukturës së rëndësishme publike.
Në anën tjetër, kundërshtarët e iniciativës paralajmërojnë se miratimi i saj mund të rrezikojë marrëveshjet dypalëshe të Zvicrës me Bashkimin Evropian. Ata theksojnë gjithashtu se një vendim i tillë mund të përkeqësojë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në vend.
Debati për këtë iniciativë pritet të intensifikohet në javët në vijim, ndërsa qytetarët zviceranë do të vendosin përfundimisht për të ardhmen e saj në referendum./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi












