Shkurt.ch
Iniciativa kundër migracionit masiv, rrit shpenzimet e shtetit
Gattiker: "Në secilin rast individual do të duhej të bëhej verifikimi, dhe për këtë kërkohet një shumëfishim i personelit administrativ"
Më 9 shkurt zviceranët do të përcaktohen para kutive të votimit lidhur me iniciativën “Kundër migrimit masiv”. Por, cilat do të ishin pasojat në rast të pranimit të një iniciative të tillë nga populli votues? Sipas drejtorit të Entit Federal për Migracion (BFM), Mario Gattiker, kjo do të prodhonte më shumë burokraci, shpenzime dhe më shumë personel.
Ai e shpjegon këtë me disa procedura që do të bëheshin të domosdoshme në një rast të tillë. Ai merr si shembull kërkesën e iniciativës së përmendur të SVP/UDC-së që në secilin rast, për punësim t`u jepet përparësi vendësve (zviceranëve) para të huajve.
“Kjo do të kërkonte që në secilin rast individual të bëhej verifikimi , dhe për këtë do të nevojitej një shumëfishim i personelit administrativ në krahasim me këtë të sotmin”, ka thënë Gattiker në një intervistë për gazetën “Zentralschweiz am Sonntag”. Madje ka vazhduar ai, llogaritur sipas procedurës që ndiqet sot për të caktuar përparësinë që kanë vendorët ndaj të huajve të vendeve të treta, vënia e një rregulli të tillë për të gjithë të huajt do të kërkonte shqyrtimin e dhjetëfish më shumë dosjeve.
Për të realizuar këtë, entit do t`i nevojiteshin edhe 125 nëpunës më shumë se që ka tash. Ndërsa do të rritej edhe vëllimi i punës në nivelin e kantoneve dhe në përgjithësi do të kishte një ngritje të madhe të kostos.
Gattiker ka përkujtuar se po ashtu në rast të votimit pro iniciativës , Zvicra duhet të heqë dorë nga marrëveshja e Schengenit për lëvizje të lirë dhe ajo e Dublinit, për çështje të azilit. “Dhe në një rast të tillë, Zvicra sërish do të shndërrohej në një ishull azili”, ka tërhequr vërejtjen drejtori i BFM-së, Mario Gattiker.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












