Shkurt.ch
Iniciativa për familjen, me gjasa të mira për të fituar
64% të zviceranëve do ta votonin iniciativën për familjen ndërsa iniciativa 1:12 do të mbështetej nga 44% e votuesve dhe do të hidhej poshtë po nga 44%
Iniciativa për familjen, bartëse e të cilës është SVP/UDC, ka gjasa të mira të fitojë shumicën në votimin që mbahet më 24 nëntor. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga instituti për hulumtimin e opinionit publik gfs.bern. Sipas sondazhit në fjalë, nëse për iniciativën do të votohej në fillim të tetorit, 64% e zviceranëve do të votonin në favor të saj. 25 për qind do të ishin kundër dhe 11% janë shprehur ende të pavendosur.
Siç mund të merret me mend, në radhët e votuesve të SVP kjo iniciativë gëzon mbështetjen më të madhe, gjegjësisht për të do të votonin 83%. Nga ithtarët e FDP/PLR, pro iniciativës do të ishin 57%, nga CVP/PDC, 59%. Nga Partia Socialdemokrate (SP/PS) 44% janë pro dhe 45% kundër. E ngjashme është gjendja edhe te Partia e Gjelbër: 43% janë në favor të iniciativës dhe 39% kundër saj.
Iniciativa kërkon që të lirohen nga tatimet jo vetëm familjet, për fëmijët e të cilëve kujdeset dikush tjetër por edhe për ato familje që vendosin të kujdesen vetë për fëmijët e tyre.
Iniciativa 1:12 e JUSO-s ka numër të njëjtë përkrahësish dhe kundërshtarësh. Kështu, në rast se votimi do të bëhej në fillim të tetorit 44% do të votonin pro dhe 44% kundër kësaj iniciative, bën të ditur gfs.bern.12% do të ishin me këtë rast të pavendosur.
Marrë sipas përkatësive partiake, nga të Gjelbrit 80% do ta votonin ndërsa 18% nuk do ta votonin këtë iniciativë. Zgjedhësit e SP/PS do të silleshin ngjashëm: 76% pro dhe 20% kundër.
Nga ana tjetër, një përgjigje bindëse negative në një votim të tillë do ta jepnin ithtarët e FDP/PLR-së, gjegjësisht 71% kundër dhe 25% pro. SVP/UDC do të votonte me 62% kundër dhe 31% pro. CVP/PDC në një rast të tillë do ta kundërshtonte iniciativën 1:12 në shkallën 55% dhe do ta votonte me 33%.
I njëjti institut ka bërë sondazh edhe për përqindjen e personave me të drejtë vote që do të marrin pjesë në votimet e 24 nëntorit. Rezultatet tregojnë se 47% kanë thënë se me siguri do të votojnë, ndërsa 31% janë shprehur se më shumë ka gjasa të votojnë se të mos votojnë
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore










