Shkurt.ch
Iniciativa për zhdëmtimin e fëmijëve robër “Verdingkinder” qëndron
Gjatë shekullit njëzet, në Zvicër, masa të dhunshme mbikëqyrjeje janë marrë ndaj 20 mijë fëmijëve dhe të rinjve që vinin nga familje me probleme
Fëmijët dhe të rinjtë e mbajtur në kushte robërie, të cilët shteti ua ka dhënë familjeve në fshatra për përkujdesje të detyrueshme, kanë të drejtë për dëmshpërblim. Gjatë shekullit njëzet, deri nga fundi i viteve 60, në Zvicër, masa të tilla të dhunshme janë marrë ndaj afërsisht 20 mijë njerëzve. “Verdingkinder” quhen fëmijët, të cilët vinin kryesisht nga familje me jetë të çrregullt ose prindër të papërgjegjshëm. Ata, me vendime administrative të shtetit u jepeshin familjeve fshatare, të cilat pastaj i shfrytëzonin për punë dhe nuk u jepnin të drejtat që u takonin.
Gjatë viteve të fundit është aktualizuar shumë çështja “Verdingskinder” dhe nga personat e gjallë të kësaj kategorie ose pasardhësit e tyre është zhvilluar një lëvizje për kompensimin e dëmit që kanë pësuar ata. Së fundi sot është bërë e ditur se është pranuar zyrtarisht iniciativa përkatëse në nivel nacional për dëmshpërblimin e personave që kanë pësuar. Teksti i iniciativës kërkon krijimin e një fondi prej 500 milionë frangash për të kompensuar dëmin që kanë pësuar viktimat. Me 110 mijë nënshkrimet e grumbulluara, iniciativa ka plotësuar kushtin formal për t`u votuar nga zviceranët me të drejtë vote.
Në ngritjen e kësaj iniciative kanë punuar pjesëtarë të të gjitha partive parlamentare të Zvicrës përveç SVP/UDC-së. Në tekstin e iniciativës nuk theksohet se nga cili burm duhet të merren mjetet për të krijuar fondin në fjalë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? Numri i apartamenteve të lira në Zvicër ka qenë në rënie për vite me radhë. Tre... -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit -
Cilat kompani zvicerane do të shkurtojnë vendet e punës në vitin 2026? -
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës











