Lajme
Një startup që do të pasurojë jetën kulturore të shqiptarëve në Gjenevë
Mirishahe Limani Hiler: "Së bashku, le të ndërtojmë një botë ku çdo ngjarje, çdo takim dhe çdo diskutim hap derën për ide të reja dhe ndryshime domethënëse"
Mirishahe Limani Hiler, është një emër i njohur në jetën kulturore dhe shoqërore të komunitetit shqiptar të Gjenevës e më gjerë. Ajo, së fundi, ka marrë një iniciativë interesante: të krijojë një startup për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe të tjera, në qytetin ku jeton dhe në gjithë Zvicrën.
Me këtë rast, zonja Limani Hiler i është drejtuar komunitetit shqiptar me një njoftim ku tregon synimet e iniciativës së saj.
“A e dini se organizimi profesional i ngjarjeve mund t’i shndërrojnë idetë në vepra? Sot, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se së shpejti do të filloj me një startup, misioni i të cilit është t’i bëjë këto ide të shkëlqejnë.
Puna do t’ju bëjë që të shihni se, në qendër të qasjes sonë është angazhimi për të bashkuar zërat e shoqërisë sonë për ngjarje që bëjnë ndryshim.
Duke ndjekur këtë plan, ju do të keni një vend ku mund t’i adresoni edhe kërkesat me interes privat e në mënyrë efektive, që është një nga aspektet kryesore të startup-it tonë.
Duke bashkuar mendjet kureshtare e zemrat e pasionuara, idetë dhe qëllimet pozitive, ne mund të krijojmë ngjarje që bashkojnë, informojnë, argëtojnë dhe transformojnë. Në qasjen tonë, ne synojmë të nxisim reflektim, të rrisim ndërgjegjësimin dhe të forcojmë lidhjet brenda komunitetit tonë dhe shoqërisë që i takojmë, duke ofruar shërbim cilësor.
Së bashku, le të ndërtojmë një botë ku çdo ngjarje, çdo takim dhe çdo diskutim hap derën për ide të reja dhe ndryshime domethënëse”, thuhet në fund të njoftimit të Mirishahe Limani Hiler.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












