Shkurt.ch
110.000 nënshkrime kundër “Iniciativës së Migracionit Masiv”
Teksti i iniciativës kërkon që teksti i miratuar më parë i i iciativës paraprake (kundër migracionit masiv), i cili tashmë është bërë edhe pjesë e kushtetutës, të shlyhet nga kushtetuta
“Raus aus der Sackgasse” (Jashtë nga qorrsokaku) ose shkurt RASA ka emin iniciativa më e re popullore e cila synon kthimin mbrapsht (zhvleftësimin) e iniciativës “Kundër Migracionit Masiv” të votuar nga populli më 9 shkurt të vitit 2014.
110.000 nënshkrimet e grumbulluara (100 mijë janë të domosdoshme) për ta vënë në jetë këtë iniciativë, siç e kërkon procedua, i janë dorëzuar sot Kancelarisë Federale për shqyrtim dhe lejim.
Teksti i iniciativës kërkon që teksti i miratuar më parë i i iciativës paraprake (kundër migracionit masiv), i cili tashmë është bërë edhe pjesë e kushtetutës, të shlyhet nga kushtetuta. Bartësit e iniciativës thonë se është vështirë e mundshme që iniciativa kundër migracionit masiv të mund të jetësohet pa hequr dorë nga marrëveshjet bilaterale të Zvicrës me BE-në. Kështu, nëse këto marrëveshje duhet të anulohen, atëherë qytetarët me të drejtë vote duhet të kenë mundësinë për të rishikuar vendimin e marrë më 9 shkurt 2014. Ndërsa, në rast se marrëvehsjet bilaterale në fjalë mund të vazhojnë zbatimin edhe me jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv, atëherë bartësit e RASA-s do të tërhiqen nga iniciativa e tyre.
Grupi RASA është një iniciativë e përbërë nga qytetarët dhe jo nga partitë. Ajo mbështetet nga qindra organizata dhe individë ndërsa një nga mbështetësit prominent financiar dhe ideor të saj është miliarderi zviceran Hansjörg Wyss. Ai ka dhënë 150 mijë franga për mbështetje të saj.
Në krah të grupit RASA janë ehde personalitete nga jeta kulturore, politike, ekonomike e sportiv e e Zvicrës. Aty bëjnë pjesë ish ministrja dhe ish presidentja e vendit Micheline Calmy-Rey, ish kryetari i Gjykatës Federale, Giusep Nay, artistja e njohur Pipilotti Rist, etj.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











