Shkurt.ch
Iniciativë për ndryshimin e flamurit zviceran
Kryqi zviceran duhet të hiqet, kërkojnë nga Shoqata e migrantëve të gjeneratës së dytë „Secondos Plus“. Nga atje deklarojnë; „Flamuri zviceran nuk ka të bëjë më asgjë me Zvicrën aktuale multikulturore“
Kryqi ka një prapavijë të krishterë, shkruan „Der Sontag“. Prejardhja e krishterë e Zvicrës duhet respektuar, „por duhet bërë një dallim në mes të religjionit dhe shtetit“, kërkon nënkryetari Petrushiç. „Është e vërtetë se në Zvicër sot kemi një larmi të madhe religjioze e kulturore“.
Duhet kërkuar simbole të rinj me të cilët do të mund të identifikoheshin të gjithë, po ashtu edhe ata që nuk janë të krishterë. Si simbol i ri kombëtar zviceran, propozohet ish flamuri i Republikës helvete, i cili ishte futur në përdorim për herë të parë zyrtarisht në vitin 1799 dhe përbëhej nga ngjyra e gjelbër, e kuqe dhe e verdhë, të shtrira në mënyrë horizontale.
Ky flamur ka ngjashmëri me flamujt aktualë të shtetit të Ganës dhe Bolivisë. Ngjyra e kuqe dhe e verdhë simbolizonin ish kantonet Schwyz dhe Uri, ndërsa e gjelbra simbolizonte revolucionin. Në atë kohë, të gjithë të huajt kishin të drejtë vote nga mosha 20-vjeçare. Flamuri helvetik është për një Zvicër më progresive dhe më të hapur.
Nga fillimi i muajit tetor, Secondos Plus është duke planifikuar të lancojë një debat lidhur me ndryshimin e flamurit. „Plotësisht e papranueshme““, ka komentuar iniciativën, këshilltarja nga SVP e Aargaut, Sylvia Flückiger. „Asgjë nuk ka për tu ndryshuar në flamurin tonë. Hapi tjetër i tyre me siguri do të jetë edhe ndryshimi i Kushtetutës tonë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe këshilltarja e SP-së nga Berna, Margret Kiener Nellen: „Unë do ta lëja ashtu siç është flaumrin zviceran“. Nellen angazhohet për diçka krejtësisht tjetër, „që të gjithë njerëzit të trajtohen me dinjitet dhe të drejta të barabarta“.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











