Iniciativë për rritjen e pensioneve
Nga një rritje e tillë duhet të përfitojnë në radhë të parë njerëzit me të ardhura (pensione) të ulëta dhe të mesme.
Federata e sindikatave të Zvicrës SGB ka prezantuar qëllimin e saj për të nisur një iniciativë popullore. Kjo iniciativë ka për qëllim ngritjen e pensioneve mujore për 10 për qind, ka deklaruar Paul Rechtsteiner, kryetar i SGB-së në emisionin e “Samstags Rundschau të radios DRS. Nga një rritje e tillë, sipas tij duhet të përfitojnë në radhë të parë njerëzit me të ardhura (pensione) të ulëta dhe të mesme. Kjo ide ka burimin në diskutimin “AHV plus”, të cilin SGB e udhëheq që nga viti 2010. Për të financuar këtë rritje, sipas Rechtsteiner, duhet të rritet përqindja për pension që paguajnë punëmarrësit dhe punëdhënësit. Ai është shprehur i bindur se sikurse pensionistët ashtu dhe njerëzit që punojnë, do ta mirëpresin dhe mbështesin këtë ide.
E-Diaspora
-
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës Në kontekstin kulturor bashkëkohor, përdorimi i shprehjes së përgjithshme “festat e fundvitit” është bërë një formulë... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge
Jeta në Zvicër
-
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali Dy vullnetarë nga Departamenti i Arkeologjisë i Bazelit kanë zbuluar dy monedha ari kelte në një... -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit -
Ligjet që pritet të ndryshojnë gjatë 2026-ës -
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve










