Shkurt.ch
Iniciativë që synon të dëbojë “raserët” nga rrugët
Iniciativa, e cila ka grumbulluar 106 mijë nënshkrime, parasheh dënime më të ashpra për ngasjen tepër të shpejtë të veturave
Pasi janë grumbulluar 106.000 nënshkrime, pra është plotësuar kushti është dorëzuar sot për procedim Iniciativa “Mbrojtje nga `raserët`(ngasësit e shpejtë të makinave)”.
Këtë iniciativë për votim popullor në nivel federal e ka marrë fondacioni i viktimave të ngasësve të shpejtë të makinave “Roadcross”, i cili ka arritur t`i mbledhë nënshkrimet e nevojshme katër muaj para përfundimit të afatit.
Iniciativa parasheh dënime më të ashpra për ngasjen tepër të shpejtë të veturave. Kështu, sipas përkufizimit të saj, si “raserizëm” duhet të llogaritet ngasja më shumë se 100 km në orë brenda vendbanimeve, më shumë se 140 në rrugët regjionale dhe më shumë se 200 km në orë në autostrada.
Sipas propozimit të iniciativës, që në rastin e parë të kapjes, shoferëve të pandërgjegjshëm duhet tu merret leja e drejtimit të automjetit për së paku 2 vjet. Ndërsa atyre që e kanë përsëritur këtë veprim duhet tu merret leja përgjithmonë dhe të dënohen me burg.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











