Kuriozitete
Instagrami shton një opsion të ri
Instagrami ka mundësuar heshturazi skedulimin e mesazheve. Opsioni i ri është duke u aplikuar te përdoruesit në gjithë botën.
Vendosja e një orari për të dërguar një mesazh do të jetë shumë e dobishme për përdoruesit dhe bizneset që duan të përcaktojnë orën e duhur për dërgimin e një mesazhi, mund të shërbejë si kujtesë për një plan në të ardhmen apo edhe një urim që doni ta dërgoni në kohën e duhur.
Mjafton të shkruani mesazhin, mbani shtypur butonin e dërgimit dhe përzgjidhni datën dhe orën. Instagram lejon një afat prej 29 ditësh si më të hershmin për të skeduluar një mesazh. Pasi ta keni përfunduar procesin, do të shihni një njoftim që thotë se keni “1 mesazh të skeduluar”, i cili shfaqet deri në momentin që ai do të dërgohet.
Së fundmi, Instagram ka bërë disa ndryshime në sektorin e mesazheve si dërgimi i vendndodhjes, vendosja e pseudonimeve për veten apo personin tjetër. Gjithashtu ata që kanë llogari “creator” mund të filtrojnë kërkesat e mesazheve përmes numrit të ndjekësve, llogarive të verifikuara, bizneseve etj.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta















