Lajme
Instrumentistë shqiptarë me koncert në Paris
Në Paris do të mbahet një koncert recital më 28 tetor, në teatrin “Les rendez-vous d’ailleurs”
Dy instrumentistët shqiptarë do të interpretojnë vepra klasike të kompozitorëve të njohur botërorë, por edhe të kompozitorëve shqiptarë.
Bëhet fjalë për violinistin Klaidi Sahatçi dhe pianisten Dhurata Bejleri, të cilët do të interpretojnë vepra, pjesë e CD-së “Kujtimet shqiptare”.
Ata do të udhëtojnë javën e ardhshme në Paris, ku do të mbajnë një koncert recital më 28 tetor, në teatrin “Les rendez-vous d’ailleurs”.
Klaidi Sahatçi u lind në Tiranë, ndërsa u shpërngul në Itali në vitin 1992 dhe studioi në konservatorin “Giuseppe Verdi” të Milanos.
Ai ka performuar në orkestra dhe filarmoni të ndryshme evropiane, si dhe ka mbajtur solo koncerte.
Dhurata Bejleri u lind në Gjirokastër, por jeton në Gjermani, pas shumë viteve të kaluara në Itali.
Ajo është njëra ndër artistet më të njohura shqiptare, posaçërisht si soliste virtuoze e Shopenit, me një repertor të gjerë që përfshin kompozitorët shqiptarë e të huaj, nga Harapi e Zadeja, e deri te majat e muzikës botërore, si Bah, Bethoven, Hajden, Shopen, List, etj.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











