Tematike
Integrimi i vështirë i refugjatëve nga Eritreja
Rreth 90 për qind e diasporës nga Eritrea në Cyrih janë të varur nga asistenca sociale, sipas autoriteteve të Kantonit Cyrih.
Diaspora nga Eritreja në Zvicër është një nga më të mëdhatë në Evropë. Dhe numri i kërkesave për azil nga ky vend vazhdon të rritet edhe në Zvicër. Prandaj, autoritetet zvicerane po pyesin se si do të integrohen këta njerëz në vendin e tyre. Nuk është lehtë, thotë një qytetar nga Eritreja që ndihmon bashkatdhetarët e sapoardhur në Zvicër.
Tesfom Tekeste kishte migruar njëmbëdhjetë vjet më parë në Zvicër. Ai filloi këtu praktikisht nga zeroja. 33-vjeçari ka mësuar gjermanishten nga rruga, siç thotë ai, më në fund gjeti punën në kuzhinën e mensës së Fakultetit të lartë. Përveç kësaj, ai është një nga dhjetë të ashtuquajturve njerëz të rëndësishëm nga Eritreja, të cilin Kantoni i Cyrihut e ka përgatitur. Kjo do të thotë se Tesfom Tekeste ndihmon bashkatdhetarët e sapoarritur të gjejnë rrugën e tyre në Zvicër.
Rreth 90 për qind e diasporës nga Eritreja në Cyrih janë të varur nga asistenca sociale, sipas autoriteteve të Kantonit Cyrih.
Corinne Widmer nga organizata AOZ thotë se në fillim azilkërkuesit janë të varur nga ndihmat sociale dhe se nuk mund të punojnë. Pastaj për pavarësimin e tyre nevojitet kohë.
Papunësia pengon integrimin e shpejtë. Tesfom Tekeste që kishte motivuar bashkatdhetarët e tij për të mësuar gjermanisht thotë se njerëzit që vijnë nga Eritreja flasin shumë pak gjermanisht. Ky është një problem i madh.
Rreth 90 për qind e qytetarëve të Eritresë që aplikojnë për azil në Zvicër duhet të mbeten këtu. Këtë vit tashmë në procedurë janë edhe mbi 3000 kërksa që vijnë nga eritreasit për azil në Zvicër.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











