Bota
Inteligjenca gjermane: Në Evropë hynë si refugjatë 17 terroristë
"Ka të dhëna të besueshme se 17 persona arritën (në Evropë) me udhëzimet e shtetit islamik ISIS", ka thënë në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BND)
Shërbimet gjermane të inteligjencës kanë informacion në lidhje me 17 anëtarë të organizatës terroriste të Shtetit Islamik ISIS, të cilët kanë hyrë në Evropë si refugjatë, por shumica e tyre janë likuiduar ose arrestuar, tha kreu i kundërinteligjencës, Hans-Georg Maas.
“Ka të dhëna të besueshme se 17 persona arritën (në Evropë) me udhëzimet e shtetit islamik ISIS”, ka thënë në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BND).
Maas ka specifikuar se “shumica e tyre janë vrarë ose janë në burg.” Dy prej tyre janë likuiduar gjatë sulmeve terroriste të 13 nëntor të vitit të kaluar në Paris.
Inteligjenca gjermane gjithashtu beson se Shtetit Islamik ISIS do t`i duhet të përdorë rrugët e zakonshme migrimit në Evropë që përdorin refugjatët, por se në këtë rast “kjo është një demonstrim i mundësisë.”
Gjermania në vitin 2015 ka pranuar më shumë se 1 milion refugjatë dhe azilkërkues.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












