Lajme
Intensifikohen përpjekjet për Abetaren e përbashkët
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja , ka pritur një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, kryesuar nga ministri Myqerem Tafaj.
Buja dhe Tafaj kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit.
Një vend të rëndësishëm ka zënë çështja e Abetares së përbashkët, për të cilët tashmë është formuar një grup punues i përbashkët dhe synohet nga të dyja shtetet që kjo Abetare të jetë e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013.
Ndërkaq, të dy ministrat u zotuan që do të punohet seriozisht edhe më tutje në drejtim të harmonizimit të planeve dhe programeve, për të cilën tashmë janë duke punuar 9 grupe të përbashkëta.
Gjatë takimit, ministri Buja e informoi homologun e tij për gjendjen e sistemit arsimor në Kosovë në të gjitha nivelet.
Ministri Buja po ashtu përmendi faktin se së fundmi Qeveria e Kosovës për vitin e ardhshëm ka ndarë buxhet më të lartë për arsimin.
Ai falënderoi ministrin Tafaj për ndihmën që ka dhënë shteti i tij edhe në sferën e arsimit, dhe theksoi se këto përvoja do të shërbejnë edhe në të ardhmen.
“Do të vazhdojmë t’i marrim përvojat për të gjitha ato procese që bëhen mirë në Shqipëri dhe anasjelltas”, tha ministri Buja.
Ndërsa, ministri Tafaj foli rreth gjendjes së arsimit në shtetin e tij, ku ndër të tjera tha se është arritur një shkallë më e lartë e përfshirjes në të gjitha nivelet e arsimit dhe në këtë drejtim theksoi përfshirjen më të madhe që është arritur në sistemin e arsimit parashkollor.
Ai ka deklaruar se është duke iu kushtuar më shumë rëndësi arsimit profesional, ku lavdëroi punën që është bërë në Kosovë në këtë fushë.
“Reforma në arsimin profesional është reforma më e rëndësishme, sepse i shërben zhvillimit ekonomik dhe uljes së shkallës së punësimit”, ka theksuar ministri Tafaj.
Ministri i Arsimit i Shqipërisë theksoi se shteti i tij do të vazhdojë të ndajë kuotën prej 10 për qind për të interesuarit nga Kosova për studime të doktoraturës në Shqipëri.
Të dy ministrat u pajtuan se duhet të intensifikohet bashkëpunimi edhe në fushën e hulumtimit dhe shkencës dhe të aplikohet me projekte të përbashkëta edhe në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu u tha se do të bëhen përpjekje më të madha nga të dyja vendet për kyçjen edhe të intelektualvëve dhe shkencëtarëve, që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj













