Kosova
Interesim i madh i kosovarëve për të punuar në Gjermani
Xhafa tha se për çdo vit janë deri në 400 persona që shprehin interesim për të punuar në Gjermani
Kosovarët po shohin shumë mundësi për të punuar në Gjermani. Bedri Xhafa, udhëheqës i përgjithshëm në Agjensionin e Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK), tha se projekti për aftësim dhe shkollim profesional në Gjermani është shumë me rëndësi.
“Janë dy faktorë, e para është kërkesa nga Gjermani për vende pune për t’u kujdesur për të moshuara. Deri më tani kanë përfituar nga ky projekt mbi 200 punëtorë”, tha ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përcjell albinfo.ch.
Ai bëri me dije se faza e përzgjedhjes dhe e përgatitjes zgajt deri në 9 muaj. “Atje është programi tre vjeçar, më pastaj merr të drejtën për të punuar në Gjermani”, tha ai.
Xhafa tha se për çdo vit janë deri në 400 persona që shprehin interesim për të punuar në Gjermani.
“Rreth 15 punëdhënës vijnë nga Gjermania në Kosovë. Ata vijnë në Kosovë dhe i përzgjedhin për punësim të interesuarit”, tha ai.
Ndryshe Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mban takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani.
134 punëkërkuesit kosovarë, në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”, gjenerata e I-rë, e II-të dhe e III-të, tanimë gjinden në Gjermani, në Institucione të ndryshme të Diakoinsë në Baden-Württemberg, në proces të realizimit të Aftësimit dhe Shkollimit Profesional trevjeçar në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve.”
61 kandidatë të tjerë, gjenerata e IV-të e projektit, gjatë 9 muajve të kaluar janë përgatitur në aspektin e gjuhës gjermane dhe të para integrimit, me qëllim që edhe këta, në muajin shtator 2018, të fillojnë programin e ngjashëm me kolegët e tyre nga tri gjeneratat e para.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve













