Lajme
Interesim i madh për vetë-testet falas, por nuk ka pritje në radhë
Thirrja e Shoqatës së farmacistëve ka bërë efektin e saj: Ndonjë nxitim i madh për të siguruar vetë-testet e koronës nuk është regjistruar të mërkurën në mëngjes
Duke filluar nga sot, e mërkurë, vetë-testet falas do të jenë në dispozicion në barnatore në gjithë Zvicrën, raporton srf.ch.
Vetë-testet janë të destinuara vetëm për njerëzit pa simptoma që nuk kanë kontakte me njerëz nga grupi i rrezikut, ka thënë Martine Ruggli, kryetare e Shoqatës Zvicerane të Farmacistëve Pharmasuisse në një intervistë në “Blick”.
Ajo me këtë rast ka bërë thirrje që të mos “sulmohen” farmacitë më 7 prill, ditën kur pritej të kishte kërkesë të lartë për vetë-testet falas.
Dhe, duket se thirrja e Shoqatës së farmacistëve ka bërë efektin e saj: Ndonjë nxitim i madh për të siguruar vetë-testet e koronës nuk është regjistruar të mërkurën në mëngjes, transmeton albinfo.ch.
Sigurisht, farmacitë zvicerane ishin përplot, por nuk kishte radhë të gjata njerëzish duke pritur.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












