Lajme
Interesim i vogël i diasporës për bonot e Kosovës
Bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës gjatë vitit të kaluar kishte marrë vendim që të themelojë një thesar të buxhetit për investime nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Financave kishte nënshkruar një marrëveshje me BQK-në dhe gjashtë banka të tjera komerciale për emetimin e bonove që do t’iu dedikoheshin mërgimtarëve. Periudha e aplikimit ishte njëmujore, ku nga shuma e ofruar për shitje që ishte 20 milionë euro, diaspora bleu bono në vlerë 10.4 milionë.
Thirrja për blerjen e këtyre bonove ishte për ta ndihmuar zhvillimin e vendit. Megjithatë, njohësit e ekonomisë dhe organizatat joqeveritare kanë theksuar disa mangësi gjatë këtij procesi.
Kastrati: Nga 20 milionë euro bono të thesarit, diasporës u dhanë vetëm 10,4 milionë euro
Profesoresha e Ekonomisë, Albulenë Kastrati, ka thënë për KosovaPress se në korrik të viti të kaluar në periudhën kohore që e kishte hapur Ministria e Financave për të investuar në këto bono, interesimi ka qenë i vogël, ku nga 20 milionë euro bono, sa kanë qenë të parashikuara të blihen, janë blerë vetëm 10.4 milionë euro.
“Diaspora jonë në mënyrë konsistente ka dërguar remitenca vitin e kaluar. Vlera e remitencave ka arritur në vlerë rekorde prej 1.15 miliardë, vlera më e lartë historike ndonjëherë, por duhet të kemi parasysh që remitencat nuk janë investime, sepse shkojnë për konsum bazik, ushqim, veshmbathje, shkollim, shërbime mjekësore, dhe si të tilla mundë të shkojnë prapë aty dhe ne nuk mund të orientohemi kah investimet. Ideja e bonove të thesarit ka qenë që të kanalizohen mandej kursimet e emigrantëve tanë, diasporës tanë në investime, dhe atë të orientohen drejt investimeve në Kosovë. Ai raund i parë i hapjes që ka qenë vitin e kaluar, emetimi i parë prej 21 korrik deri 20 gusht 2021, si duket ka arritur vlerën prej 10.4 milionë nga 20 milionë borxh të emetuar, të paraparë nga Ministria e Financave që megjithatë mendohet të jetë një vlerë relativisht e ulët, megjithëse qëllimi është i mirë që ta kthejmë diasporën dhe investimet e diasporës, meqë kemi emigrantë që janë me dekada që janë mirë të themeluar jashtë dhe mund t’i sjellin paratë e tyre këtu, jo në formë të remitancave por në formë të investimeve”, tha Kastrati.
Krasniqi: Duhet të bëhet e qartë se ku duhet të investohen ato mjete nga ana e diasporës
Lirim Krasniqi nga organizata joqeveritare “Germin”, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e qartë se ku duhet të investohen këto mjete, ani pse margjina e fitimit është bërë e ditur, derisa norma e interesit ka qenë zero për mërgimtarët.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












