Kosova
INTERPOL-i lëshon urdhërarrestim ndërkombëtar për grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se zyrtarisht INTERPOL ka lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar për të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator të vitit të shkuar.
“Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia, e cila është duke i strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë. Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshter Afrim Bunjaku, është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mospërsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, ka shkruar Sveçla.
Më 29 shtator, ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka pranuar se ka organizuar sulmin terrorist ndaj Policisë se Kosovës. Gjatë asaj dite, sipas autoriteteve të Kosovës, pranë Manastirit të Banjskës në këtë fshat të Zveçanit policinë e sulmuan rreth 30 persona të maskuar e armatosur. Autoritetet e Serbisë kishin arrestuar vetëm Radoiçiqin, i cili është liruar menjëherë dhe si masë sigurie ka paraqitjen dy herë në muaj pranë stacionit të policisë në Beograd.
Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe dy zyrtarë policor u lënduan. Policia e Kosovës neutralizoi tre prej sulmuesve.
Policia e Kosovës gjeti armatim të rëndë në Banjskë dhe fshatrat përreth. Pas ekzaminimit të provave ishin institucionet që konkluduan se plani i grupit terrorist ishte më i gjerë, ai i aneksimit të veriut.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tërheqje produktesh në Zvicër Shitësi me pakicë i mobiljeve Ikea po tërheq disa llamba nga seria e tij Nymana: rrezik... -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës











