Kultura
Inva Mula mbajti koncert në Vjenë
Koncerti është mbajtur me rastin e 60-të vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Austri, si dhe për nder të festës së 28 Nëntorit. Bashkë me Inva Mulën kanë performuar edhe pianisti Genc Tukiçi, balerini i njohur Eno Peçi si dhe pjesëtarë të Filarmonisë së Vjenës
Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula ka mahnitur publikun në Austri me zërin dhe performancën e saj artistike. Ajo mbajti të shtunën një koncert në Vjenë, me rastin e 60-të vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Austri, si dhe për nder të festës së 28 Nëntorit. Koncerti ishte organizuar me iniciativën e Ingrid Mukeli Tendler nga shoqata “Glanz-ing”, e mbështetur nga organizatorë të tjerë dhe AYSAA.
Bashkë me Invën, kanë performuar edhe pianisti Genc Tukiçi, balerini i njohur Eno Peçi si dhe pjesëtarë të Filarmonisë së Vjenës.
“Kur me erdhi ftesa që të jem pjesë e një koncerti të Invës dhe Gencit, e pranova më shumë dëshirë”, thotë Eno Peçi për “albinfo.ch”.
Salla ku u mbajt koncerti ishte e mbushur përplot me mysafirë ku përveç publikut shqiptar nuk mungonte as ai austriak. I pranishëm ishte edhe ambasadori Shqipërisë në Austri, Roland Bimo. “Ishte kënaqësi shumë e madhe e imja të përformoj para një publiku aq dashamirës”, theksoi Eno menjëherë pas koncertit.
Koncerti u mbyll me këngën “Lule bore” të kënduar siç di më së miri ta këndojë Inva Mula.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane












