Lajme
Investim për të ardhmen, nis ndërtimin i TS Prishtina 7
KEK ka nisur një investim të madh në rrjetin e shpërndarjes, përkatësisht ndërtimin e trafostacionit Prishtina 7.
Kontrata është nënshkruar në mes të KEK-ut dhe kompanisë zvicerano- suedeze, ABB.
“Investimi prej afro 5 milionë eurosh në kryeqytet është i domosdoshëm pasi Prishtina është zgjeruar jashtëzakonisht shumë, sidomos në pjesën jugore”, ka theksuar Arben Gjukaj, drejtor menaxhues i KEK-ut, thuhet në njoftimin e kësja korporate.
Lagjet si Veterniku, Lagja e Spitalit, Mati I, Hajvalia dhe Çagllavica janë dhjetëfishuar me numër të banorëve e vendbanimeve dhe tendenca është të zgjerohen edhe më tutje.
Në atë pjesë janë edhe miniera e Kishnicës dhe asetet e ndërmarrjes për furnizim me ujë “Prishtina”.
Pritet që edhe zona e re industriale të jetë pikërisht në këtë pjesë, përkatësisht përreth QMI-së. Kjo ka bërë që kërkesa për energji elektrike të rritet në shkallë të lartë në këto pjesë.
“Në mënyrë që të ecë me trendët e rritjes dhe për të furnizuar konsumatorët në mënyrë sa më kualitative, Korporata ka vendosur të nisë ndërtimin e trafostacionit të ri 110/10(20) kV Prishtina 7, me fuqi instaluese 2×40 MVA. Ky investim vetjak do të zgjidhë problemin e Prishtinës së Re. Përfitues do të jenë edhe spitalet, që do të kenë furnizim alternativ për tu përballur me emergjenca. Prishtina 7 do t’i mundësojë KEK-ut të sigurojë linja të veçanta 10(20)kV për konsumatorët industrialë, nëse kërkohet”, ka deklaruar Gjukaj.
TS i ri do të shkarkojë nga ngarkesa edhe kapacitetet e TS 110/10 kV Prishtina 2, TS 35/10 kV Prishtina II, Prishtina III dhe Badovci.
Ndërtimi do të bëhet nga kompania zvicerano- suedeze ABB, e cila ka fituar në tender të hapur.
Kjo kompani është ndër konglomeratet industriale më të mëdha botërore në fushën e teknologjisë energjetike dhe ofron siguri të lartë në përfundimin e projektit.
“Ky është një investim i qëlluar nga KEK-u. Kompania ABB ka synim kudo që shkon të punojë ngushtë me kompanitë lokale. Këtë do ta bëjmë edhe në Kosovë në mënyrë që kompanitë vendore të përfitojnë shumë nga eksperienca globale e ABB-së”, ka theksuar Darko Eisenhuth, drejtor i degës së ABB-së në Kroaci, përgjegjëse për operimet e ABB-së në Ballkan.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










