Lajme
Investimet gjermane në Maqedoni
Shkëmbimet tregtare midis Maqedonisë dhe Gjermanisë gjatë 2011-ës arritën vlerën 1.48 milion euro
Kompanitë gjermane janë midis investuesve të parë më të mëdhenj në Maqedoni.
Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Maqedoni dhe njëherësh përgjegjës për çështje ekonomike, Walter Leuchs thotë se Maqedonia e ka Gjermaninë partner strategjik në bashkëpunimin ekonomik.
Këmbimi tregëtar midis dy vendeve nga viti në vit shënon rritje. Investimet gjermane janë të orientuara në disa degë industriale, ndërsa në projektet ekonomike përfshihen rajone të ndryshme të Maqedonisë.
“Jemi të përfshirë me projekte edhe në rajonet të banuara nga shqiptarët. Këtu mund të theksoj projektin e fabrikës së allçisë KNAUF, që është projekt kryekëput gjerman, ku ka të punësuar mbi 200 punonjës”, thotë Walter Leuchs, transmeton DW.
Investitorët gjermanë kanë shprehur interesim për të investuar në disa zona të lira ekonomike në Maqedoni. Kështu është rasti me kompaninë “Kromber & Shubert”, që ka investuar në zonën e Manastirit. Por shumë kompani gjermane nuk i kufizojnë investimet e tyre vetëm në zonat e lira ekonomike.
Zëvendësambasadori gjerman Leuchs është i mendimit se Maqedonia i shfrytëzon shumë pak fondet e BE-së për bashkëpunim rajonal.
“Qeveria e Maqedonisë duhet të punojë më shumë në këtë drejtim dhe duhet t’i motivojë të interesuarit, sidomos bujqit që t’i shtrojnë me kohë kërkesat siç duhet deri tek institucionet përkatëse, me qëllim që t’i marrin ndihmat që iu takojnë.”, tha Leuchs.
Përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë kanë shkuar disa herë në Gjermani për t’i informuar investuesit potencialë gjermanë për mundësitë që ofron Maqedonia.
Negociatat me kompanitë “Siemens” dhe “BMW” po shkojnë në drejtim të duhur dhe ndodhen në një fazë më të avancuar.
Sektorët ku pritet hyrja e kapitalit gjerman janë industria automobilistike, teknologjia informatiko-komunikuese, bujqësia, industria ushqimore, turizmi dhe burimet energjetike.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












