Lajme
Investitorët e huaj nuk i mbajnë në Maqedoni paratë e fituara
Investitorët e huaj në Maqedoni tërheqin dhe transferojnë paratë e fituara në llogaritë bankare drejt vendeve amë.
Gjatë nëntë muajve të fundit janë transferuar jashtë vendit rreth 100 milion euro nga fitimi që kompanitë e huaja kanë realizuar në Maqedoni, raporton Ina.
Ekspertët për çështje ekonomike kanë theksuar se këto situata të krijuara janë shqetësuese, për shkak se profiti i realizuar nuk investohet në vend dhe nuk zgjerohen bizneset për shtimin e punësimeve të reja.
Ky trend që investitorët e huaj i tërheqin paratë e tyre vazhdon që para 10 viteve , ashtu që paratë transferohen drejt selive të tyre.
Sipas ekspertëve shteti nuk ka asnjë efekt financiar nga investitorët e huaj, për shkak se, investitorët dhe bizneset e huaja në vend i kthejnë fitimet e tyre në kompanitë amë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












