Shkurt.ch
Ipeshkvët, kundër pllakatit antikosovar të SVP-UDC
"Krimi i një dorasi shndërrohet në krim të një grupi të tërë etnik dhe paturpësisht nxitet urrejtja e një grupi etnik ndaj një tjetri"
Konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike të Zvicrës ka kërkuar nga mediet që të mos e publikojnë pllakatin e SVP-UDC-së me titullin “Kosovarët therin zviceranin!”, pllakat i cili prej disa ditësh mund të shihet në shumicën e medieve të këtushme.
Ajo e ka quajtur “Mizantropi blasfemuese” tekstin e pllakatit, transmeton nzz.ch agjencinë sda.
Komisioni për komunikim dhe medie shërbimi për migracion i Konferencës Ipeshkvnore të kishës, përmes një komunikate kanë apeluar për përgjegjësi të medieve kundër ndërsimit të dhunës.
“Në `pllakatin ndërsyes`, krimi i një dorasi shndërrohet në krim të një grupi të tërë etnik dhe paturpësisht nxitet urrejtja e një grupi etnik ndaj një tjetri. Publikimi i këtij pllakati përbën një thyerje të re rregullash në kulturën politike të Zvicrës.
Nisur nga kjo, Konferenca e ipeshkëve të Zvicrës kërkon nga të gjithë përgjegjësit e medieve që të mos i japin vend më kësaj “mizantropie blasfemuese”. Një numër shtëpish mediale kanë refuzuar të botojnë këtë pllakat, prandaj Konferenca e Ipeshkve të Zvicrës i falënderon ato.
Teksti në reklamën e SVP-UDC-së ka të bëjë me dy kosovarë të cilët më 15 gusht therën me thikë një ish mundës zviceran në Interlaken. SVP-UDC në pllakatin e saj e përshkruan rastin dhe në të njëjtën kohë propagandon për iniciativën e saj për ndalimin e imigracionit masiv”.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale










