Autotech
iPhone-t 2020, me bateri edhe më të mëdha
Saktësisht sa më e madhe mbetet për t'u parë, por prapë se prapë janë lajme të mirëseardhura
Me lansimin e iPhone 11, Apple prezantoi bateri më të mëdha për kënaqësinë e shumë prej përdoruesve të tyre.
Jeta e baterisë në iPhone ka qenë disi e diskutueshme me kalimin e viteve dhe shumë ishin befasuar këndshëm kur iPhone-ët e rinj sollën një rritje të konsiderueshme në jetën e baterisë.
Raporti pretendon se Apple pritet të përdorë një modul të personalizuar të mbrojtjes së baterisë që me sa duket do të jetë 50% më i hollë dhe më i vogël se moduli aktual.
Si rezultat, kjo do të çlirojë mjaft hapësirë brenda vetë telefonit, e cila nga ana tjetër mund të përdoret për të futur një bateri më të madhe.
Saktësisht sa më e madhe mbetet për t’u parë, por prapë se prapë janë lajme të mirëseardhura.
Ka pasur disa artikuj që kanë atribuar këtë ndryshim në modelim pasi që Jony Ive ka lënë Apple.
Mjeshtri i dizajnimit ishte i njohur për shtytjen e dizajneve më të holla se kurrë, gjë që e bëri të vështirë për të futur bateritë më të mëdha brenda iPhone.
Sidoqoftë, pasi Ive nuk është më pjesë e Apple, disa pretendojnë se kjo i ka lejuar kompanisë të krijojë pajisje që mund të jenë pak më të trasha për të akomoduar bateri më të mëdha.
iPhone-t e vitit 2020 janë përfolur gjithashtu që do të vijnë me një sensor të gjurmëve të gishtërinjve në ekran, së bashku me mbështetjen për 5G.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










