Lajme
IPPR: OBSH dhe Kina mund të vepronin më shpejt kundër COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Kina kanë mundur të reagojnë më shpejt, menjëherë pas paraqitjes së sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Kështu thuhet në raportin e dytë, të Panelit të Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin ndaj Pandemisë (IPPR). Ky organ është themeluar nga OBSH-ja. Në Asamblenë e 73-të Botërore të Shëndetit në maj 2020 shtetet anëtare miratuan një rezolutë të rëndësishme që i bëri thirrje OBSH-së të fillojë një vlerësim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të mësimeve të nxjerra nga reagimi shëndetësor ndërkombëtar ndaj COVID-19, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Sipas raportit të IPPR, një vlerësim i “fazës së hershme të shpërthimit, shfaqi shenja se duhej të veprohej më shpejt”.
Për herë të parë koronavirusi u zbulua në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019 dhe shumë shpejt u shpërnda në tërë botën, duke detyruar Organizatën Botërore të Shendetësisë që të shpallë në fillim të vitit 2020 pandeminë e COVID-19.
Që atëherë shtetet kanë zbatuar masa të ashpra të izolimit dhe ekonomitë e shumë vendeve janë dëmtuar rëndë. SHBA-ja e ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për shkallën e të infektuarve si dhe ka bërë thirrje për një hetim “transparent” për origjinën e koronavirusit.
Kina pretendon se pavarësisht faktit se koronavirusi u paraqit për herë të parë në Vuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht e ka origjinën aty, shkruan Rel.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më 18 janar mbi 93 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve mbi 2 milionë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












