Bota

Irani refuzon bisedimet me SHBA-në

Irani ka deklaruar se nuk do të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes raportimeve për përpjekje për rifillim të dialogut mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, tha në një postim në rrjetin social X se vendi i tij “nuk do të negociojë me Shtetet e Bashkuara”, duke hedhur poshtë spekulimet për një ringjallje të bisedimeve, transmeton albinfo.ch.

Larijani reagoi ndaj raportimeve se zyrtarë në Teheran po planifikonin të rifillonin negociatat me Uashingtonin.

Ai mban postin e sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe ka shërbyer më parë si këshilltar i udhëheqësit suprem iranian, të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei.