Sport
Irina Shayk flet për modën, rusët e futbollin
Super-modelja ruse, Irina Shayk solli flamurin në Barcelonë derisa ndoqi prezantimin e fustaneve të nusërisë nga brendi katalonjas, Pronovias. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, Shayk foli për admirimin që e ka për këtë brend dhe për kualitetin e qepjes dhe fustanet që krijon.
“Pronovias tashmë njihet për spektakle të jashtëzakonshme dhe janë shumë të mirë në këtë,” tha mes tjerash Shayk. “Modele të bukura, fustane të bukura gjithmonë tërheqin shumë vëmendje” shtoi rusja.
Shayk po ashtu foli për emocionet sa i përket Kupës së Botës në Futboll e që këtë vit do të mbahet në Rusi duke thënë se është e bindur që ngjarja do të jetë e jashtëzakonshme meqë rusët janë nikoqir të mirë. Shayk po ashtu shtoi se gratë ruse janë të fuqishme dhe të lira të bëjnë gjithçka, dhe se ka gjasa së shpejti ndonjëra të bëhet presidente.

E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore Ekonomia zvicerane është ende e zhytur në pasiguri pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së për... -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri -
Në temperaturën e ujit prej 5 gradësh, ujku noton nëpër liqenin e Lucernës












