Maqedonia
Ish-ambasadori Hysa: Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje më e lartë se ajo e maqedonasve
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ka komentuar zhvillimet e sotme zgjedhore në këtë vend, duke theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë është dukshëm më e madhe se ajo e maqedonasve.
Në një deklaratë për Klan Kosova, Hysa tha se gara më e ashpër po zhvillohet në komunën e Çairit, të cilën ai e përshkroi jo si përballje të dy partive, por si “betejë mes dy ideve”.
“Njëra palë synon të mbrojë atë që njihet si Marrëveshja e Ohrit dhe të gjitha të drejtat kushtetuese të fituara nga shqiptarët pas vitit 2001. Ndërkaq, pala tjetër është rreshtuar në një koalicion me një parti të udhëhequr nga një lider si Hristijan Mickoski, që ka ndërtuar retorikën e saj mbi një platformë anti-shqiptare dhe anti-evropiane”, u shpreh Hysa.
Ai e cilësoi garën në Çair si përballje të dy koncepteve politike: mbrojtjes së të drejtave të fituara të shqiptarëve dhe atyre që janë bërë pjesë e një qeverie me Mickoskin.
Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, Hysa tha se shqiptarët kanë dalë në numër më të madh krahasuar me ciklet zgjedhore të kaluara.
“Nga ajo që është parë deri më tani, procesi ka qenë i rregullt dhe pa incidente serioze. Por ajo që bie në sy është pjesëmarrja më e lartë në zonat shqiptare rreth 10 për qind më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa te pala maqedonase, pjesëmarrja duket dukshëm më e ulët”, theksoi ai.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë cilësuar si një ndër proceset më të rëndësishme për raportet ndëretnike dhe të ardhmen politike të vendit.
E-Diaspora
-
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut Politikani me rrënje shqiptare nga Kosova, Ibrahim Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Këshillin e... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet -
Lorisi renditet i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
Jeta në Zvicër
-
Shtetasi i Kosovës nga Aargau fiton betejën gjyqësore për shtetësinë zvicerane Një banor i huaj që jeton në kantonin e Aargaut ka fituar në gjykatë kundër refuzimit... -
Iniciativa zvicerane për paratë e gatshme – mënyra të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim -
Zviceranët që jetojnë jashtë vendit kthehen në Zvicër qê të kryejnë shërbimin ushtarak vullnetar -
Leja e baballarëve në Zvicër: midis sukseseve dhe sfidave pesë vite pas zbatimit të saj -
Resortet në Crans-Montana përballen me anulime masive pas tragjedisë












