Futboll
Ish-anëtari i Fenerbahces nënshkruan me skuadrën kosovare
Ish-talenti i Fenerbahces e Bursaspor, Fatlind Azizi, është futbollist i ri i Gjilanit. Azizi luan si mesfushor qendror, ndërsa pritet të ndihmojë Gjilanin në rrugën drejt titullit.
“SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19-vjeçar, duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.
Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vjet ishte pjesë e të rinjve të Bursasporit dhe Fenerbahçes.
Përvoja e tij në Kampionatin e të Rinjve, në Turqi, pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.
Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat “kuqebardh” këtë edicion”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










