Tematike
Ish gazetari zviceran, në gjyq me ish oficerin i cili e akuzon për “krime lufte” në Kosovë
Ish gazetari i televizionit zviceran, tash në pension, Stefan Tabacznik, ka paditur për shpifje dhe shantazh një arkitekt dhe ish oficer, me të cilin kanë shërbyer për një kohë në misionin zviceran në Kosovë, Swisscoy, pasi që ai e kishte fajësuar për "krime lufte"
Një proces gjyqësor interesant dhe i pazakonshëm ka filluar të zhvillohet sot në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut. Ish gazetari i televizionit zviceran, tash në pension, Stefan Tabacznik, ka paditur për shpifje dhe shantazh një arkitekt dhe ish oficer, me të cilin kanë shërbyer për një kohë në misionin zviceran në Kosovë, Swisscoy, shkruan nzz.ch.
Siç mund të merret me mend, gazetari Tabcznik ka shërbyer si oficer i shtypit dhe kjo ka ndodhur në vitin relativisht të largët, 2000.
Ky shërbim në vete nuk do të përbënte problem për ish gazetarin, sikur ai, në vitin 2013 të mos implikohej në një polemikë që kishte të bënte me një sharje që ish ministri zviceran i mbrojtje, Ueli Mauerer i kishte drejtuar një kameramani, duke e quajtur “Majmun”.
Tabazcnik kishte ndërhyrë, duke përkujtuar (në një artikull në gazetën Blick) se përvoja të tilla me Maurerin ai kishte edhe vetë, nga një vizitë që ministri u kishte bërë trupave zvicerane në Kosovë, në vitin 2010, transmeton albinfo.ch Në atë rast, Maurer, sipas gazetarit veteran e kishte sharë madje kameramanin me fyerje më të rënda dhe i kishte thënë veç tjerash “Thyej qafën”. Përgjegjësi për komunikim i Maurerit e kishte mohuar kategorikisht këtë pohim të Tabazcnik-ut.
Ndërsa të nesërmen pas botimit të artikullit në fjalë, gazetari sot 67 vjeçar e në pension kishte marrë një e-mail anonim me tone kërcënuese e shantazhuese nga një person që i ishte drejtuar si “ish shok i luftës” dhe “luftëtar i Swiscoy”-t. Ai e kishte “këshilluar” që duke ditur se çfarë shërbimi katastrofal kishte bërë në Kosovë, gazetarit më mirë do t`i binte “të rrinte urtë”. Kjo sepse, sipas tij, ai kishte material të mjaftueshëm mbi “veprimet ekstreme” të gazetarit sa ka qenë në Kosovë, sa për t`i bërë atij një “demontazh total publik në të gjitha mediat.
Ky material, sipas tij bazohej në “takimet sekrete politike me harxhime të shtetit”, “tregti me drogë dhe me gjak, me armë dhe me fëmijë”, që Tabazcnik i paska bërë gjatë periudhës së tij “kosovare”. Adresa prej nga i kishte ardhur ish gazetarit emaili, i takonte një arkitekti sot 61 vjeçar me të cilin kishin shërbyer në të njëjtën kohë në Kosovë.
Sipas prokurores së lëndës, arkitekti më vonë qe përjashtuar nga shërbimet në Kfor për shkak të një kërcënimi të bërë, përcjell albinfo.ch. Ajo ka ngritur ndaj tij akuzë për detyrim dhe ka kërkuar dënim me gjobë, 60 njësi ditore nga 150 franga me kusht. I akuzuari gjatë procedurës kishte thënë se ka mundësi të ishte vetë autor i emailit ndërsa në procesin e sotëm gjyqësor ai e ka hedhur poshtë këtë në mënyrë kategorike. Po ky arkitekt, vite më parë ka qenë subjekt i një afere, pasi që akuzohej se e kishte falsifikuar titullin e doktoratës.
Sipas tij, Tabazcnik është “shef i një armate sekrete të cilës i përket edhe ish ministri i njohur federal, Adolf Ogi dhe si i këtillë përbën rrezik për Zvicrën.
Nga ana e tij ish gazetari ka kërkuar një dëmshpërblim prej 2848 frangash dhe kompensim prej 1000 frangash. Ndërsa avokati i arkitektit ka kërkuar lirim nga akuza për klientin e tij dhe ka kërkuar një ekspertizë të jashtme pasi që prokuroren e lëndës e konsideronte si “të kapur” dhe që nga fillimi po ja mbante anën Tabazcnik-ut, transmeton albinfo.ch. Gjyqtarja e ka ndërprerë procesin ndërsa do të jetë Gjykata e Lartë e Kantonit e cila do të vendosë nëse do të ketë ekspertizë të jashtme.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












