Shkurt.ch
Ish ministri gjerman „gjen punë“ në Zvicër
Politikani i lartë gjerman, i lindur në Vietnam do të punojë në Forumin Ekonomik Botëror me seli në Gjenevë.
Duke filluar nga shkurti i vitit të ardhshëm, Philipp Rössler do të nisë punën në Gjenevë. Ai ka qenë ministër i shëndetësisë (2009-2011) pastaj i ekonomisë dhe teknologjisë (2011-2013) në Qeverinë e Gjermanisë si dhe zëvendëskryeministër (vicekancelar) njëherësh edhe ish kryetar i partisë FDP.
Politikani i lartë gjerman, i lindur në Vietnam do të punojë në Forumin Ekonomik Botëror me seli në Gjenevë.
Në mesin e kompetencave të tij në këtë funksion do të jenë kontaktet me qeveritë e vendeve të ndryshe të botës.
Themeluesi i “Forumit…”, Klaus Schwab është shprehur i kënaqur me kuadrin e ri. “Besoj se Rössler mund të kontribuojë në zhvillimin dhe sukseset e mëtejme të forumit tonë pikërisht në fazën ku ndodhemi sot”, ka thënë ai.
Për të nisur punën e re, Rössler do të shpërngulet në Zvicër me gjithë familjen e tij.
“Unë tashmë do të vendosem në Gjeneve me familjen dhe at do të jem i angazhuar për Forumin Ndërkombëtar Ekonomik”; ka thënë Rössler.
Partia e z. Rössler, FDP ka shënuar humbje të ndjeshme në zgjedhjet gjermane pak muaj më parë. Me këtë humbje, partia e përmendur që bën pjesë në spektrin e djathtë politik, nuk është më partnere e CDU- së në qeverinë qendrore të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











