Të tjera
Ish-volejbollisti i njohur shqiptar emërohet ndihmëstrajner në Zvicër
Adriatik Kajtazi është emëruar asistent-trajner i klubit të volejbollit prestigjioz zviceran, Volley Schönenwerd
Ish-volejbollisti i Pejës, si dhe një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin kosovar, Adriatik Kajtazi, është emëruar asistent-trajner i klubit të volejbollit prestigjioz zviceran, Volley Schönenwerd.
Kajtazi ishte pjesë e Pejës, por në të kaluarën ka luajtur në Katar, Shqipëri, Zvicër, Maqedoni dhe vende të tjera. Në Kosovë është shpallur disa herë si lojtari më i mirë, teksa ka dhënë kontribut të madh në Kombëtaren e Shqipërisë ndër vite. Po ashtu, vitin e kaluar ai ishte edhe ndihmëstrajner i Kombëtares U20 të Kosovës, shkruan faqja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Volley Schönenwerd është klub me bagazh e traditë të madhe në volejbollin zviceran, aktiv qysh nga viti 1980.
Merita për këtë ka edhe trajneri i mirënjohur shqiptar dhe drejtor sportiv në klubin zviceran, Bujar Dervishaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











