Kosova
“Ishte rrëmbim klasik”: Pse nuk u mbrojtën policët
Lidhur me atë se pse tre zyrtarët policorë nuk janë vetëmbrojtur ndaj forcave serbe që i kidnapuan në fshatin Bare, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se ky ishte një rast ndryshe, pasi në rrethana normale policët e kanë të drejtën të vetëmbrohen, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi Kelani tha se ky rast ka qenë veprim i organizuar për një kidnapim klasik, dhe rasti ka ndodhur ashtu.
“Çdo zyrtar policor i di detyrat e veta se si duhet të veprojë dhe si janë të përcaktuar edhe me ligj, edhe me procedurë, mirëpo nganjëherë situata dhe forma e rastit të dirigjon ndryshe dhe në këtë rast duke e parë që ka qenë veprim i organizuar, një kidnapim klasik, ka ndodhur ky rast si ka ndodhur”, ka thënë Kelani para gazetarëve.
“Në raste të tjera, normal që zyrtarët policorë në vetëmbrojtje kanë të drejtë të përdorin çdo mjet të mundshëm, mirëpo mënyra se si ka ndodhur rasti, kemi të bëjmë me kidnapim klasik të organizuar”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës














