Lajme
Ishulli grek Santorini zbrazet pothuajse tërësisht
Dy të tretat e 16 000 banorëve të Santorinit janë larguar drejt kontinentit, pasi lëkundjet që kanë tronditur ishullin për 13 ditët e fundit vazhduan edhe sot.
”Policia ka shtuar patrullimet e saj në rrugët boshe të ishullit për shkak të frikës se mund të ndodhin grabitje”, raportoi kanali i lajmeve ERTnews.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve ka rritur numrin e shërbimeve të urgjencës në ishujt e prekur si Santorini, Ios, Amorgos dhe Anafi.
”Zjarrfikësit dhe punonjësit e shpëtimit me qen kërkimi janë në terren, si dhe punonjësit e kompanive të energjisë elektrike, të cilat mund të përdorin gjeneratorë të mëdhenj në rast të ndërprerjes së energjisë pas një tërmeti të fortë”, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis.
Tërmetet vazhduan deri të martën mbrëma në intervale nga një deri në 15 minuta.
Sizmologët dhe gjeologët shohin opsione të ndryshme se si mund të zhvillohet situata
Ata thonë se mund të ndodhë një tërmet i madh me magnitudë 6,0 ballë Rihter, duke lehtësuar tensionin e krijuar dhe duke sjellë qetësi.
Seria e tërmeteve mund të kulmojë gjithashtu me një goditje masive me magnitudë 7,0 ballë ose më shumë, e cila mund të rezultojë në cunami, dëme të rënda dhe vdekje të mundshme.
Përndryshe, tërmetet e vogla dhe të moderuara mund të vazhdojnë për javë, apo edhe muaj, përpara se të zhduken.
Ata paralajmërojnë gjithashtu se tërmetet e vazhdueshme mund të zgjojnë dy vullkanet e mëdha të rajonit, duke shkaktuar shpërthimin e tyre.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











