Shkurt.ch
ISIS-i nuk i tërheq më zviceranët
“ISIS-i e ka humbur shkëlqimin”, ka thënë shefi i NDB-së Markus Seiler në një intervistë për gazetën. “Berner Zeitung”. Falë ashpërsimit të kontrolleve ndërkohë është bërë më e vështirë të udhëtohet drejt zonave të krizës, atje ku është implikuar ISIS-i
Ka kaluar tashmë gjysmë viti qëkur asnjë person nga Zvicra nuk i është bashkuar njësive terroriste të ISIS-it. Këtë njoftim e ka bërë mpublik sot Shërbimi Informativ i Federatës së Zvicrës NDB.
“ISIS-i e ka humbur shkëlqimin”, ka thënë shefi i NDB-së Markus Seiler në një intervistë për gazetën “Berner Zeitung”. Pastaj, ka shtuar ai, falë ashpërsimit të kontrolleve ndërkohë është bërë më e vështirë të udhëtohet drejt zonave të krizës, atje ku është implikuar ISIS-i.
Edhe humbjet që po i pëson ISIS-i në “luftën e shenjtë” e kanë bërë të veten.
Mirëpo, po ashtu ende nuk është regjistruar ndonjë valë e kthimit të xhihadistëve në Zvicër, ka thënë Seiler më tutje.
Shërbimi Informativ i Zvicrës konsideron se janë gjithsej 77 persona që nga Zvicra kanë udhëtuar me qëllime xhihadiste drejt Lindjes së Afërme, transmeton albinfo.ch. 21 prej tyre konsiderohet se kanë vdekur. Por për 14 syresh vdekja është e konfirmuar ndërsa për 7 ende jo.
NDB nuk është duke e nënvlerësuar rrezikun e infiltrimit të xhihadistëve në mesin e refugjatëve, ka thënë Seiler. Ai ka pohuar se Sekretariati SHtetëror për Migracion i ka dorëzuar shërbimit të tij mijëra emra, të cilët NDB është duke i shqyrtuar. Por, ky shërbim rekomandon hedhjen poshtë të kërkesave për azil vetëm për një numër të vogël azilkërkuesish të dyshimtë, të cilët mund të jenë kriminelë lufte ose pjesëtarë të ndonjë organizate kriminale.
Në radar të NDB janë gjithsej rreth 400 veta.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit











