Lajme
ISIS nuk do të sulmojë shqiptarët, por fqinjët
Shumë shpejt vendet e rajonit do të tronditen nga sulmet e koordinuara të ISIS-it, por pa përfshirë Shqipërinë. Në këto sulme do të goditet kryesisht Maqedonia, thotë një xhihadist shqiptar i ISIS-it
Një xhihadist shqiptar që i takon grupeve terorriste në Irak dhe Siri (ISIS) parlajmëron sulme në rajonin e Ballkanit gjatë muajve të ardhshwm. Ai thotë se shumë shpejt vendet e rajonit do të tronditen nga sulmet e koordinuara të ISIS-it, por pa përfshirë Shqipërinë.
Në këto sulme ai thotë do të goditet kryesisht Maqedonia.
“A1Report” ka mundur të komunikojë me një përfaqësues shqiptar të ISIS-it.
I vetëidentifikuar si Ebubeker, mbështetës i Kalifatit në Shqipëri, ai nuk pranon të tregojë vendndodhjen, por thotë se ka si qëllim që të qetësojë popullin shqiptar pasi ata nuk do të preken nga sulmet e ISIS. Sipas tij, “vëllezërit myslimanë që i janë bashkuar luftës së ISIS-it do të marrin hak për dëmet që i janë shkaktuar popullit shqiptar nga fqinjët”.
“Videomesazhi i dërguar mbrëmjen e djeshme është keqkuptuar pasi ISIS nuk synon të sulmojë shqiptarët, por të gjithë popujt fqinjë që kanë tronditur shqiptarët ndër vite” , shprehet ai, i cili paralajmëron, se sulmet në vendet e rajonit, do të jenë të koordinuara, paralele dhe spektakolara.
Ai i referohet drejtuesve të qeverisë maqedonase dhe asaj serbe duke i konsideruar ata si felëshues dhe hipokrit.
Ndërkohë gjatë komunikimit me ‘A1Report’ ai hedh akuza të rënda edhe për Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Ali Ahmetin duke i konsideruar ata tradhtarë, pasi sipas tij, ISIS ka informacione për marrëveshjen që këta të fundit kanë bërë për Serbinë e Madhe, transmeton TG.
Përmes këtij komunikimi, Ebubeker paralajmëron Gruevskin që të bëhet gati e të presë ata që ai vetë i ka quajtur terroristë e barbarë, pasi këta të fundit do të vijnë me shpatë për të prerë koka.
“Dhe i vetmi kontakt ndërmjet nesh (ISIS) dhe maqedonasve do të jetë asgjë tjetër përveç shpatës, dhe ISIS nuk do të bëjë dallime”, njofton xhihadisti shqiptar i njohur si Ebubeker.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












