Integrimi
Alijaj, “i gatshëm për të shkruar historinë”
"Të tjerët kanë paratë, firmat, fuqinë, ndërsa unë kam përkrahjen tuaj. Ne kemi momentumin, prandaj ta shfrytëzojmë dhe kështu të shkruajmë historinë"
Slogani “Geschichte schreiben” (Të shkruash historinë) haset ngado në sallën e mbushur përplot ku u bë hapja e fushatës zgjedhore të Islam Alijajt për Parlamentin Federal të Zvicrës.
Bëhet fjalë për një aktivitet të veçantë, pasi vetë Islami është një kandidat shumë i veçantë. Ai pra, siç e tha dhe vetë me ironi në prezantimin e tij, i “plotëson të gjitha kushtet për të mos u zgjedhur”. Pra: është me prejardhje të huaj, shqiptar nga Kosova, person me nevoja të veçanta (ka probleme në lëvizje dhe në të folur) si dhe ka emrin Islam!
Por kjo nuk e pengon njeriun me vullnet të fortë dhe me rezon të qartë politik që rrethanat t`i kthejë në favor të tij. Siç i ka kthyer kur është zgjedhur, një vit më parë, në Asamblenë e qytetit të Cyrihut, nga Partia Socialdemokrate (SP), shkruan albinfo.ch.
Për t`i lehtësuar komunikimin me publikun, ai ka angazhuar një asistente, e cila i përcjell me zë ato që i flet (ose i ka shkruar) Alijaj pasi ai ka vështirësi në artikulimin e ideve të tij me gojë. Por kauza për të cilën angazhohet ai, gjen një mirëkuptim dhe përkrahje të gjerë, siç mund të shihet në praninë e madhe të mbështetësve të tij dhe në ovacionet me të cilat përshëndetet çdo thënie e tij.
Alijaj, pasi është ngjitur në skenë me karrocën e tij të invalidit, ka shpalosur programin e tij zgjedhor, i cili në masë të madhe merret me të drejtat e personave me nevoja të veçanta, shkruan albinfo.ch. Ai këmbëngul se kjo kategori vazhdon të jetë e diskrimnuar prandaj ai ka themeluar kohë më parë dhe shoqatën për “inkluzion” (integrim, përfshirje) të plotë të personave me nevoja të veçanta, në shoqëri.
Ai, disa herë gjatë fjalës së tij vë theksin te ndryshimi i madh, “revolucioni” që synon, sa i përket inkluzionit. Sipas tij, një parlament prej 246 vetave që ka vetëm një person me nevoja të veçanta, nuk pasqyron as afërsisht përbërjen e shoqërisë zvicerane, e cila në përbërjen e vet ka shumë më tepër persona nga kjo kategori.
Duke folur për përçmimin dhe diskriminimin të cilin, si person me nevoja të veçanta e ka përjetuar që në shkollën fillore, ai ka thënë më tutje se nuk dëshiron që fëmijët e tij të përballen me një përçmim të tillë ndaj babait të tyre. Për këtë arsye ai ka bërë thirrje për ta votuar, duke ndihmuar kështu kauzën e kësaj kategorie për t’u trajtuar si e barabartë në shoqëri.
“Të tjerët kanë paratë, firmat, fuqinë ndërsa unë kam përkrahjen tuaj dhe të drejtën. Ne kemi momentumin e duhur prandaj ta shfrytëzojmë dhe kështu të shkruajmë historinë”, ka thënë Alijaj, i ndërprerë disa herë nga ovacionet e të pranishmëve.
Pas fjalës së tij dhe të drejtuesve të aktivitetit si dhe disa pikave muzikore, në sallë është mbajtur një debat në mes të personave me nevoja të veçanta, ekspertëve dhe politikanëve, në lidhje me tregun e punës, në raport me këtë kategori.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













