Futboll
Ismajli: Jemi një komb
“Ne jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme”, deklaroi Ardian Ismajli
Ardian Ismajli ishte një nga dy risitë e trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve dhe miqësoren ndaj Uellsit që do të zhvillohen këtë muaj.
Ish-kapiteni i Kosovës U-21, i cili la ‘Dardanët’ për kuqezinjtë në një intervistë për mediat kroate ka shpjeguar zgjedhjen e tij.
“Menjëherë pas telefonatës së Panuccit vendosa të luaj për Shqipërinë në të ardhmen, por nuk doja të lija shokët te Kosova U21 deri në përfundim të kualifikueseve. Isha kapiteni dhe lojtari më i mirë, ndaj nuk do të kishte qenë vendim i mirë t’i lija ata në baltë”, transmeton ‘Supersport’.
Ismajli, i cili ka luajtur pak me Hajdukun e Splitit gjatë kësaj periudhe, e di që do ta ketë shumë të vështirë të fitojë një vend në formacion te Shqipëria megjithatë ai beson te aftësitë e tij dhe është i gatshëm për të luajtur që në sfidën e radhës ndaj Skocisë, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar. Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U21… Ky ishte motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetjen e prindërve të mi. Disa gazetarë dhe tifozë më kritikojnë mua, duke pretenduar se nuk do të ketë vend për mua te kombëtarja shqiptare për shkak se nuk kam luajtur shumë te Hajduku.
Por unë jam i bindur dhe i sigurt për vendimin që kam marrë. Unë jam gati që të luaj që kundër Skocisë në Ligën e Kombeve”, është shprehur Ismajli.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme













