Kosova
Itali: Dënohet me burgim të përjetshëm kosovarin që vrau ish-partneren shtatzënë
Gjykata e Trevisos në Itali ka dhënë dënimin më të rëndë ndaj Bujar Fandajt, 40-vjeçarit nga Kosova, i cili e pranoi se kishte vrarë ish-të dashurën e tij, Vanesa Ballan. Viktima, 26-vjeçare, ishte shtatzënë dhe nënë e një fëmije tjetër në momentin e vrasjes.
Krimi ndodhi më 19 dhjetor 2023 në Riese Pio X, një komunë në provincën e Trevisos. Sipas hetimeve, Fandaj hyri me forcë në banesën e saj duke thyer një dritare dhe e goditi tetë herë me thikë. Trupi i pajetë i Vanesës u gjet nga partneri i saj, babai i fëmijës që ajo priste, transmeton albinfo.ch.
Në sallën e gjyqit pati emocione të forta kur u shqiptua vendimi. Prindërit e Vanesës shpërthyen në lot dhe deklaruan:
“Drejtësia u vu në vend, por mallkimi do ju ndjekë gjithë jetën.”
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm, të cilin gjykata e miratoi pas dy orësh seancë. Fandaj, i cili u mbrojt nga avokatet Chiara Mazzocato dhe Daria Bissoli, u rikthye menjëherë në burg.
Hetimet treguan se autori dhe viktima kishin pasur një lidhje romantike që kishte përfunduar gjatë verës së vitit 2023, me kërkesë të Vanesës. Dyshohet se Fandaj nuk e kishte pranuar ndarjen dhe e kreu vrasjen nga xhelozia dhe hakmarrja.
Pas krimit, ai tentoi të largohej nga Italia, por u arrestua disa orë më vonë në banesën e tij. Në fillim e pranoi vrasjen, por më vonë tentoi të mohojë që kishte planifikuar gjithçka.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga













