Lajme
Itali: Shqiptari tenton të vrasë një bashkëkombas, arrestohet nga policia
Arrestohet në Itali një shqiptar, akuzohet për tentim vrasje ndaj një shqiptari tjetër
Raportohet se një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në kufirin e Ventimiglia-s, teksa po kthehej nga Franca, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë një 30-vjeçar, bashkëqytetarin e tij, po ashtu shqiptar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 16 Korrikut në parkingun e qendrës tregëtare Gran Reno, në Casalecchio, në afërsi të Bolonjës.
Referuar raportimeve të mediave përtej Adriatikut, 43-vjeçar i armatosur me thikë, e goditi dy herë bashkëqytetarin e tij shqiptar, një herë në shpinë dhe një herë në qafë, përpara se të arratisej, duke u larguar jashtë vendit. Hetuesve nuk u desh shumë punë për të zbardhur ngjarjen, pasi 43-vjeçari ishte filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.
Autori dyshonte se 30-vjeçari që plagosi ishte i dashuri i bashkëshortes së tij dhe dyshimet e autoriteteve janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. 43-vjeçari shqiptar është një banor i ligjshëm i Pianoro-s, me një precedent të mëparshëm penal për trafik droge.
30-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa u dërgua me urgjencë në Spitalin Maggiore pas sulmit dhe vijon të jetë ende i shtruar në këtë spital. Klientët e tjerë të qendrës tregtare e vunë re atë duke u shemb në dysheme në një pellg gjaku dhe ngritën alarmin. Thika e përdorur u gjet pak më vonë nga oficerët, e braktisur pranë parkingut të qendrës tregtare.
Nuk është e qartë nëse autori 43-vjeçar, menjëherë pasi u largua nga Shopville, u nis për në Francë dhe më pas, ndoshta duke menduar se gjërat mund të ishin qetësuar, vendosi të kthehej natën tjetër. Këto çështje do të duhet të sqarohen nga karabinierët, ndërsa shqiptari, aktualisht i ndaluar në burgun e Sanremos, do të intervistohet nga gjykatësi për seancën e tij paraprake dëgjimore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










