Shkurt.ch
Italia ankohet ndaj Zvicrës, kjo është arsyeja
Kërkesa e Italisë për dorëzimin e dokumenteve është bllokuar nga gjykatat zvicerane
Prokurorët italianë janë ankuar Zvicrës për vonesat e gjata në marrjen e provave që kanë kërkuar në një rast ndërkombëtar të korrupsionit që përfshin firmat e naftës Shell dhe Eni, bën me dije një burim i njohur i çështjes. Prokurorët e Milanos i dërguan në prill zyrës homologe të Gjenevës një letër në të cilën përshkruanin pritjen e tyre tre vjeçare për dorëzimin e dokumenteve nga autoritetet zvicerane si “të paprecedentë”, tha burimi.
Policia zvicerane gjeti dokumentet në një çantë të sekuestruar gjatë muajit prill të vitit 2016 në një hetim jo të lidhur me rastin e korrupsionit dhe burimi tha se prokurorët e Milanit besonin se dokumentet mund të jenë jetike për çështjen e tyre lidhur me shoqëritë Eni dhe Shell, transmeton Scan.
Por kërkesa e Italisë për dorëzimin e dokumenteve është bllokuar nga gjykatat zvicerane pas sfidave të përsëritura ligjore nga pronari i çantës, avokati nigerian Emeka Obi, i cili u akuzua së bashku me drejtuesit e Eni dhe Shell në rastin e korrupsionit, përcjell albinfo.ch.
Në shtator 2018, Obi u dënua për korrupsion dhe u dënua me katër vjet burg nga një gjyqtar i Milanos në një gjykim të shpejtë, edhe pse ai ka apeluar, mbetet jashtë Italisë dhe avokati i tij vazhdon të ndjekë veprimin ligjor në Zvicër për të bllokuar kërkesën e Italisë. Një gjyq i veçantë vazhdon në Milano kundër Eni, Shell dhe drejtuesve të të dy firmave me akuzën se kanë paguar 1.1 miliardë dollarë ryshfet për të siguruar blerjen e një fushe nafte në Nigeri në vitin 2011.
Zyra e prokurorëve të Gjenevës tha në një deklaratë për Reuters se nuk kishte kursyer asnjë përpjekje për të bashkëpunuar me Italinë lidhur me kërkesën e saj, duke shtuar se procesi gjyqësor i Zvicrës ishte i gjatë dhe kishte vonesa duke pranuar që kjo mund të kushtonte kohë të çmuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














