Kosova
Italia dhe Kosova njohin patentë shoferët e njëra-tjetrës
Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentë shoferët në të dyja shtetet.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës duke njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja e arritur mes dy shteteve.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve “të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë t’u nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike”.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë”, ka thënë MPB-ja në njoftim.
Së voni, në dhjetor të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme kishte bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje me Kroacinë për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.
Ndërkaq në vitin 2022, Ministria kishte bërë të ditur se pas njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania, janë në proces të arritjes së marrëveshjeve me Kanadanë, Turqinë e Austrinë.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar më parë se si mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit./REL
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve










