Lajme
Italia, dikur vendi më i goditur nga korona, sot rekord shërimesh
Të dhënat e fundit nga autoritetet italiane
Ndonëse Italia ishte vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë, përveç numrit të madh të të prekurve, kishte edhe viktima të shumta, shkruan albinfo.ch.
Së fundi, Instituti italian për Sëmundjet Ngjitëse ka njoftua se javën e fundit në Itali janë shënuar shumë pak të vdekur nga koronavirusi, për dallim nga javët dhe muajt më parë.
Ndryshe, qeveria italiane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 196,246 persona janë shëruar plotësisht, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani është bërë testimi i 6,103,492 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Itali.
Sipas statistikave, deri më tani ka pasur 243,736 persona të infektuar me COVID-19 dhe se infektimet ende po vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë shtet.
Po ashtu, Italia regjistron 35,017 viktima deri më tani që nga rastet e para në këtë vend. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë














