Lajme
Italia i shpall të paligjshme festimet e mëdha
Paralajmëron ndëshkime deri në 6 vjet burgim
Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë se do t’i bëjë të paligjshme festimet e mëdha, disa orë pas ndalimit të një organizimi të tillë në veri të Italisë.
Krimi i ri i “tubimeve të rrezikshme” prej më shumë se 50 personave, mund të ndëshkohet me deri në gjashtë vjet burgim dhe hap rrugën për përgjim të organizatorëve.
Të hënën, më shumë se 1.000 personave u është thënë që të largohen nga një festë e madhe në Modena.
“Festës i ka ardhur fundi!”, ka deklaruar ministri i të djathtës ekstreme, Matteo Salvini.
Banorët janë ankuar për 48 orë të muzikës me zë të lartë në një festë për Natën e Shtrigave (Halloween), e cila ka tërhequr shumë të rinj nga qytetet italiane, por edhe nga Belgjika dhe Franca.
Pjesëmarrësit kanë planifikuar që të festojnë deri të martën, mirëpo pas urdhrit të autoriteteve, ata janë larguar.
Kryeministrja Meloni ka argumentuar se ligji i ri synon të mbrojë njerëzit nga dëmet eventuale dhe nuk përbën ndryshim nga pjesa tjetër e Evropës, transmeton tch, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, një vendim i tillë tregon se shteti i Italisë nuk është më i dobët në respektim të rregullave.
Qeveria e kaluar veçse pati nisur punën për ndryshim të ligjit, pas organizimit të një feste të madhe më 2021, e cila ka përfunduar me dy persona të vdekur.
Kritikët kanë pyetur pse Qeveria ka shënjestruar festat e organizuara nga të rinjtë, dhe ka injoruar një marsh fashist në fundjavë të mbi 2.000 mbështetësve të ish-diktatorit italian, Benito Mussolini.
Në këtë organizim janë kënduar himne fashiste, është kujtuar marshi i Mussolinit në Romë dhe nisja e regjimit fashist 100 vjet më parë.
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka argumentuar se dy ngjarjet kanë qenë “krejtësisht të ndryshme” dhe që marshi i Mussolinit nuk ka prishur rendin publik dhe është mbajtur me vite.
Në anën tjetër, sipas tij, festimet me zë të lartë të muzikës kanë shkaktuar shqetësim në Modena.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me hapësirat e përbashkëta dhe duhanin renditen menjëherë... -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë











