Lajme
Italia nis heqjen e kufizimeve anti-Covid
Italia po përgatitet për rihapjen e post Covid .
Infeksionet në shtetin Italian janë në rënie dhe tregojnë një situatë pandemike që është gjithnjë e më shumë nën kontroll. Hapi i parë do të jetë lamtumira ndaj detyrimit për përdorimin e maskave në ambiente jashtë, masë kjo e vendosur me dekretin e 13 tetorit 2020, pra 16 muaj më parë, kur Giuseppe Conte ishte ende kryeminister. Por pika vendimtare e kthesës do të jetë më 31 mars, kur gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë me një lehtësim të të gjitha kufizimeve të tjera, duke përfshirë lejen e gjelbër, përcjell albinfo.ch.
Përpara datës 31 mars është e mundur të hiqet detyrimi për të pasur leje të përforcuar për të gjitha ato aktivitete, të cilat parashikohet të zhvillohen në natyrë, nga restorantet te stadiumet, dhe ato në të cilat duhet “baza” , dyqane, shërbime personale, bankat, zyrat postare dhe zyrat publike. Hapi i dytë, që përkon me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, ka të bëjë me ambientet e brendshme, si kinematë, teatrot, muzetë, restorantet dhe mjetet lokale të transportit.
Po ashtu nga 10 marsi do të jetë e mundur për të vizituar sërish familjarët e shtruar në spital për 45 minuta në ditë, ndërsa kapacitetet e stadiumeve dhe sallave sportive do të rriten përkatësisht në 75% dhe 60% me synimin për t’i rihapur plotësisht 100% para përfundimit të sezonit.
Heqja e izolimit për pozitivët asimptomatikë mund të vendoset para datës 31 mars, sikurse ka bërë tashmë edhe Britania e Madhe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane Air Canada ka humbur një apel gjyqësor kundër një gjobe prej 144,000 CHF për transportimin e... -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen












