Lajme
Italia po plaket, popullsia bie nën 59 milionë banorë
Popullsia e Italisë ka rënë nën 59 milionë dhe vendi po plaket me një ritëm shumë më të shpejtë se sa vendet e tjera të Bashkimit Evropian, tha të hënën agjencia kombëtare e statistikave Istat. Një popullsi në tkurrje dhe në plakje është një shqetësim i madh për një ekonomi si Italia, pasi ndër të tjera, lidhet me rënien e produktivitetit, më pak inovacion dhe fatura më të larta, përcjell albinfo.ch.
“Që nga 1 janari 2022, sipas të dhënave paraprake, popullsia (rezidente) ka rënë në 58.983 milionë”, tha presidenti i Istat-it, Giancarlo Blangiardo, në një seancë parlamentare në Romë.
Blangiardo, një ekspert i njohur demografie, tha se popullsia kombëtare është zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2014, me një humbje prej më shumë se 1.36 milionë banorësh që atëherë.
Në shtator, Istat parashikoi se Italia mund të humbiste pothuajse një të pestën e banorëve të saj, me popullsinë që do të zvogëlohej nga 59.2 milionë në 2021, në 54.2 milionë në 2050 dhe 47.7 milionë në 2070. Përmbysja e kësaj prirje dhe mbështetja e familjeve është një prioritet tashmë i deklaruar për qeverinë e re të krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni. Në buxhetin e saj të vitit 2023 , ajo propozoi uljen e taksave të shitjeve për produktet e kujdesit për fëmijë dhe rritjen e përfitimeve për fëmijët.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Po qarkullojnë disa sëmundje njëkohësisht – qytetarët ndihen të sëmurë më shpesh Nëse të duket se shumë njerëz rreth teje janë të sëmurë këto ditë, nuk je i... -
“Një makth”: Të huajt në Evropë përballen me vonesa të gjata për leje qëndrimi -
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen












