Kosova
Italia premton mbështetje për integrimet evropiane
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë mbështetjen e shtetit italian për integrimet evropiane të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë biseduar për agjendën evropiane të Kosovës dhe mundësitë për të shtyrë përpara proceset kyçe.
“Kosova është plotësisht e dedikuar në avancimin me agjendën evropiane dhe këtu ka një konsensus të plotë shoqëror”, ka thënë Hoxha.
E ambasadori Sardi e përgëzoi ministren Hoxha për emërimin në pozitën e re dhe shprehu bindjen e tij për një bashkëpunim të suksesshëm duke konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të Qeverisë Italiane për Kosovën dhe posaçërisht në procesin e integrimit evropian.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










